Serena triumfon në Romë
19/05/2013
Tenistja më e mirë në botë në finale mposhti bjellorusen Viktoria Azarenka me rezultat 2-0 në sete (6-1, 6-3).
Ky ishte dueli i 14-të mes tyre dhe fitorja e 12-të e Serenas.
Për amerikanen 31-vjeçare ky ishte trofeu i pestë sezonal dhe i 51-ti në përgjithësi në karrierë. /Telegrafi/


