Please enter at least 3 characters.

Serbia sërish refuzoi t'i vendosë sanksione Rusisë

2023/01/1670938543-shutterstock_1571151676-copy-accc-768x432-1.jpg
99:"European Union flag and barbed wire, migration to European Union concept, the Western Balkan route.
12:"Shutterstock

Serbia sërish është i vetmi vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian që nuk respektoi vendimet e reja të Këshillit të BE-së në lidhje me masat ndëshkuese ndaj Rusisë shkaku i pushtimit të Ukrainës.

Këtë e ka bërë të ditur Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, raporton ewb.

Në njoftim thuhet se Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina kanë respektuar pesë vendimet e Këshillit të BE-së në lidhje me sanksionet kundër Rusisë.

"Ato vende do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimet e Këshillit dhe BE-së", pohoi zyrtari evropian.

Kujtojmë se Kosova, e cila kohë më parë ka aplikuar për anëtarësim në BE, ka respektuar vendimet e BE-së në raport me Rusinë.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme materiale. /Telegrafi/