Senna të mbetet te Villarreali
26/06/2011
Braziliani me pasaportë spanjolle është kontaktuar nga klubi i porsapromovuar në Ligën Premier, Swansea, por duket se ai ka vendosur të qëndrojë në Spanjë.
Kontrata aktuale e Sennas skadon në fund të këtij muaji, mirëpo edhe pse nuk ka ende një marrëveshje, të dyja palët janë pranë gjetjes së një zgjidhjeje.
“Kam qëndruar këtu për një kohë të gjatë. Dua të mbetem te Villarreali për shumë vite... së paku për edhe një vit”, ka thënë mesfushori. /Telegrafi/


