Please enter at least 3 characters.

Selena Gomez thyen çdo parashikim në Instagram

2016/01/selena-gomez-i-k-euml-ndon-justin-bieberit_hd.jpg

Edhe më herët e kemi përmendur faktin se Selena Gomez është cilësuar si mbretëresha e Instagramit.
24 vjeçarja gjithmonë ka thyer rekordet me marrjen e pëlqimeve në fotot që poston per ndjekësit e saj të zjarrtë.

Në ditëlindjen e saj, Selena Gomez shënoi 91.1 milion ndjekës në rrjetin social të Instagramit, duke e mbajtur titullin “Mbretëresha e Instagramit” dhe si një e tillë meriton të shpërblehet për postimet që bën.

Me një postim të vetëm, të sponsorizuar, ajo fiton rreth 550.000 dollarë. Sipas statistikave të D’Marie, bukuroshja 24-vjeçare është një biznesmene e vërtetë, duke thyer rekordet e shikueshmërisë dhe pëlqimeve.