Selena Gomez sërish i këndon dashurisë së dikurshme përmes këngës "Feel Me"
203:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 06: Selena Gomez attends the 2020 Hollywood Beauty Awards at The Taglyan Complex on February 06, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Tibrina Hobson/Getty Images)
Selena Gomez dhe Justin Bieber në vitin 2011 (Foto: Jason Merritt/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
21/02/2020
Selena Gomez e ka kujtuar ish- të dashurin në këngën e re, "Feel Me", duke e paralajmëruar se nuk do ta harrojë lehtë këngëtaren.
Edhe pse kënga e re është publikuar si pjesë e albumit “Rare”, 27-vjeçarja ka vendosur që tash ta lansojë në YouTube.
Në këngën treminutëshe, Selena i përshkruan emocionet e thella dhe i dërgon një mesazh ish-të dashurit: “Askush nuk të do sikur unë”.
Natyrisht se fansat menjëherë kanë aluduar te lidhja e saj e shumëpërfolur me këngëtarin Justin Bieber, i cili tash është i martuar me Hailey Baldwin.
Albumi i ri, “Rare”, është albumi i tretë i këngëtares, i cili është publikuar më 10 janar përmes Interscope Records. /Telegrafi/


