Please enter at least 3 characters.

Selena Gomez flet për sëmundjen e saj mendore dhe se si e bëri trajtimin e saj

2020/04/GettyImages-1204547059.jpg
203:"LOS ANGELES, CALIFORNIA - FEBRUARY 06: Selena Gomez attends the 2020 Hollywood Beauty Awards at The Taglyan Complex on February 06, 2020 in Los Angeles, California. (Photo by Tibrina Hobson/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja me famë botërore, Selena Gomez, është treguar gjithnjë e hapur me fansat e saj.

Njëlloj ajo veproi edhe në një lidhje direkte së fundmi me kolegen e saj, Miley Cyrus, në një transmetim të drejtpërdrejt për Bright Minded të premten e 3 prillit.

Gomez tregoi haptazi se vuan nga çrregullimi bipolar, i cili tashmë prek miliona njerëz në mbarë globin.

Këngëtarja bëri të ditur se diagnozën e saj e mori në Spitalin McLean, i cili është një nga institucionet më të mira të shëndetit mendor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tutje, Sellena tregoi se të kesh sa më shumë informacion e ndihmoi atë të mos jetonte më nga frika e sëmundjes mendore.

“Kur kam më shumë informacione, më ndihmon në të vërtetë, nuk më tremb pasi ta di… Kur më në fund thashë ato që do të thoja, doja të dija gjithçka për të dhe më largoi frikën", tha ajo.

“Kur isha më e re, unë u tremba nga stuhitë dhe nëna ime më bleu të gjitha këto libra rreth stuhive dhe ajo më tha: 'Sa më shumë të edukosh veten për këtë, aq më shumë nuk do të kesh frikë'. Ka funksionuar plotësisht. Kjo është diçka që më ndihmon shumë kohë,", ka treguar më tej këngëtarja.

Për çrregullimet bipolare shumë të famshëm në botë nuk kanë hezituar të flasin hapur, e një ndër ta është edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha. /Telegrafi/