Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohet një armë zjarri pas të shtënave në Jezerc të Ferizajt

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën (28.06.2026), rreth orës 20:00 policia e stacionit në Ferizaj ka pranuar një informacion se në fshatin Jezerc, në vendin e quajtur “Livadhet e Kishës”, ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas një njoftimi për media thuhet se hetuesit, së bashku me Njësinë Reaguese, kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur të dyshuarin me inicialet F.R (23 vjeç) dhe ke ai kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri (pistoletë), të cilën e kishte me leje.

"Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit dhe me autorizim të tij është intervistuar i dyshuari dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve' dhe 'Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm' dhe është liruar në procedurë të rregullt hetimore", thuhet në njoftim. /Telegrafi/