Please enter at least 3 characters.

Sekuestrohen 700 kilogramë marihuanë, dy shqiptarë të arrestuar në Itali

2016/01/ldquo-plantacioni-rdquo-arreston-dy-persona-dhe-konfiskon-18-kg-marihuan-euml_hd.jpg

Mëngjesin e së enjtes u sekuestruan 700 kilogramë marihuanë në një mjet detar që drejtohej nga dy shqiptarë, në afërsi të lokalitetit Sant Andrea, në Otranto.

Operacioni përfundoi në orët e para të mëngjesit nga policia shqiptare në bashkëpunim me policinë italiane.

Shqiptarët që drejtonin skafin janë shtetasit me iniciale D.G. (22 vjeç) dhe A.R. (30 vjeç).

Vijojnë hetimet për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë trafiku. /TCH/ Telegrafi/