Please enter at least 3 characters.

Sekretari amerikan, Antony Blinken pritet të vizitojë Shqipërinë

2024/02/anthony_blinken-e1707231894103.jpg
434:"LKS 20231017 ISRJ313; TOPSHOT - US Secretary of State Antony Blinken speaks during a press conference in Tel Aviv, on October 17, 2023, after an overnight meeting with Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu. US President Joe Biden will pay a solidarity visit to Israel on October 18, 2023 following the Hamas attacks, Secretary of State Antony Blinken announced October 17, 2023. LEHTIKUVA / AFP, AFP / LEHTIKUVA / JACQUELYN MARTIN
9:"Lehtikuva

Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë Tiranën më 16 Shkurt.

Siç raporton TopChannel është duke u punuar në finalizimin e detajeve të kësaj vizite, e para për Blinken në Shqipëri, prej vitit 2021 kur ai mori drejtimin e diplomacisë amerikane.

Për momentin nuk dihet qëllimi primar i kësaj vizite, por sugjerohet se vjen si një vlerësimin amerikan për Shqipërinë, si një aleate e SHBA dhe në NATO.

Vitin e shkuar, sekretari Blinken komentoi me nota të larta pozitive rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në OKB.

Ishte vetë sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken, ai i cili në maj 2021 shpalli Sali Berishën si person “Non Grata” nga SHBA për korrupsion dhe minim të demokracisë. Kjo u shoqërua me një sulm frontal nga Berisha në adresë të Blinken.

Po ashtu sekretari Blinken ka qenë aktiv përmes mesazheve për de-eskalikin e situatës së tensionuar në veri të Kosovës, shtatorin e vitit të shkuar.

Vizita e parë e një sekretari amerikan shteti në vendin tonë ishte ajo e James Baker, në Tiranë më 22 qershor 1991. Ndërsa e dyta vizitë e një tjetër sekretari amerikan shteti ishte ajo e Madeleine Albright, më 19 shkurt 2000, ku mbajti edhe një fjalë në parlamentin shqiptar. Pasuar nga një tjetër vizitë e John Kerry, më 14 shkurt 2016.

Ardhja e Antony Blinken në vendin tonë do të shënojë vizitën e katërt të një sekretari shteti në Shqipëri.