Please enter at least 3 characters.

Sejdiu: Xhemajl Mustafën e vranë ata që nuk e deshën lirinë e Kosovës

2016/01/fatmir-sejdiu-p-euml-rfshihet-n-euml-zgjidhje-t-euml-kriz-euml-s_hd.jpg

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka rikujtuar shkrimtarin e publicistin e njohur të Kosovës, Xhamajl Mustafa, në 17 vjetorin e vrasjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se Mustafën e vranë ata që nuk e deshën lirinë e Kosovës.

Ja postimi i tij i plotë:Për Njeriun Besnik të Kosovës - për Xhemajl MustafënSot kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari, një nga figurat më të rëndësishme të rezistencës historike, të lëvizjes politike për pavarësinë e Kosovës - shkrimtarin e publicistin, njeriun e Kosovës Xhemail Mustafa.Guxim të palëkundur, urti e pafundme, vizionar dhe largpamës është përkufizimi më i denjë për formatin intelektualit, njeriut të Kosovës, Xhemajl Mustafa.I tillë ishte, i tillë mbeti përjetësisht Xhemajli.Mbeti emër i veçantë, sikurse që ishte i veçantë. Emër i dalluar i bërthamës së parë të atyre që shpalosen idenë e parë të formimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe për të mbetur besnik i palëkundur i Presidentit Rugova në gjithë kohët e jetës së tij, për të mbetur besnik i palëkundur i urtisë dhe lëvizjes paqësore.Kam pasur fatin ta njoh herët, sikur edhe Enver Malokun, sepse ishim nxënës gjimnazi.Njohja jonë ishte e hershme, dhe mori kuptim edhe më tutje, në rrugët në të cilat vazhduam bashkëpunimin e përhershëm, në kauzën e qartë, për lirinë e Kosovës.Në nismën për formimin e një fronti politik të organizuar, Xhemajli kishte rolin e vet, rol që nga perspektiva e ditëve të sotme duket i pazëvendësueshëm.Është pikërisht dita e shtunë e 23 dhjetorit, kur bashkërisht me Xhemajlin morëm pjesë në Kuvendin themelues të LDK-së.Rrugëtimi ynë vazhdoi në angazhimin e përhershëm për liri, pavarësi dhe demokraci.Xhemajli e donte lirinë. Xhemajli e donte dhe besonte në Kosovën e lirë.Besnik dhe luftëtarë i pashembullt i lirisë.Xhemajlin e vranë ata që se deshën lirinë, ata që se deshën guximin, ata që se deshën besnikërinë, ata që se deshën Kosovën, ata që se deshën Kosovën e lirë.Nëntori i vitit 2000 u tregua i pamëshirshëm për njeriun e Kosovës, për Xhemajl Mustafën.I pamëshirshëm Kosovën tonë e gjen edhe ky 23 nëntor i viti 2016. Kaluan shumë vite pa përgjigje. Ende nuk kanë marrë dënimin ata që i morrën jetën në pikën e ditës. Ata që deshën mbylljen e gojës së tij, ata deshën të thyejnë lapsin e tij, ata që deshën mos përfundimin e rrëfimit të filluar.- ata që se deshën lirinë e Kosovës, ata që se deshën guximin, ata që se deshën besnikërinë, ata që se deshën Xhemajlin, ata që dhanë urdhër dhe vranë Xhemajlin.