Please enter at least 3 characters.

Sejdi Hoxha i PDK-së: Asnjë lider nuk e vizitoi veriun gjatë qeverisjes Kurti dhe Hoti, kryeparlamentarja: E kam vizituar në fillim të pandemisë   

2020/11/Vjosa-Hoxha.jpg

Sejdi Hoxha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës tha sot gjatë seancës se gjendja e shqiptarëve në veri të Kosovës nuk ka qenë kurrë më e keqe sesa gjatë qeverisjes nga Albin Kurti dhe Avdullah Hoti dhe se asnjë lider nuk e ka vizituar veriun.

Ai theksoi se në kohën e pandemisë qytetarët atje janë lënë në mëshirë të fatit.

“...Qeveritë e tjera nuk janë treguar korrekt me këta qytetarë. Po e përmend qeverinë e Albin Kurtit dhe qeverinë e Avdullah Hotit, të cilat qytetarët shqiptarë në kohën e pandemisë i lanë në mëshirë të fatit. Mbetet pa përkrahje shtetërore dhe për më keq mbeten të izoluar dhe atë izolim e patën me vendim të qeverisë së Serbisë...duke marrë për bazë sa është e rëndësishme dhe mbështetja institucionale për banorët shqiptarë që jetojnë në veri të vendit. Kërkoj nga qeveria që të sigurojë buxhet shtesë dhe krijojë strategji konkrete që siguron qëndrimin e banorëve shqiptarë në veri, si dhe kthimin e gjithë shqiptarëve në pronat e tyre”, tha ai.

“...Është dashur kryetari i PDK-së me organizu si lideri i vetëm institucional dhe politik në Kosovë vizitë me veriun e Kosovës. Normalisht duke parë gjendjen atje dhe shpërndarë edhe pako ndihmuese”, tha ai.

Pas kësaj, replikoi kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila tha se nuk është e vërtetë që asnjë lider nuk ka vizituar veriun, pasi ajo në fillim të pandemisë ka vizituar atë pjesë të Kosovës.

“...Asnjëherë, asnjëherë, po e përsëris edhe njëherë, nuk ka qenë më e rëndë situata e banorëve shqiptarë në veri sesa në kohën e qeverisjes së Albin Kurtit dhe Avdullah Hotit, e veçanërisht në kohën e pandemisë”, u shpreh deputeti i PDK-së.

Pas kësaj, reagoi kryetarja Vjosa Osmani.

Ajo tha se e ka vizituar veriun qysh në fillim të pandemisë.

“Deputet e keni gabim. Prej liderëve institucionalë kam qenë unë si kryetare e Kuvendit dhe i kam vizituar ato fshatra, duke i përfshirë edhe shkollat...”, u shpreh Osmani thënë Osmani.