Seanca e sotme për ''Grupin e Kumanovës'' zhvillohet me dyer të mbyllura
11/05/2017
Sot në Shkup vazhdon seanca për ''Grupin e Kumanovës'', por me dyer të mbyllura për shkak se do të prezantohen biseda të përgjuara, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Bëhet fjalë për dëshmi të palës së akuzës të siguruara nga masat e posaçme hetimore për ndjekjen e komunikacionit të të akuzuarve. Pas prezantimit të këtyre dëshmive, gjykimi do të vazhdojë me dëshmitë e palës së mbrojtjes./Telegrafi/


