Seal dhe Klum anulojnë ceremoninë në Meksikë
02/05/2009
Këtë muaj çifti kishte planifikuar një qëndrim romantik në Costa Careyes të Meksikës, për të festuar katër vjetorin e martesës së tyre, mirëpo ata kanë ndryshuar mendje për shkak të rrezikut për t’u infektuar me virusin që po përhapet në gjithë botën.
“Heidi frikësohej nga mbyllja e kufijve dhe për fëmijët e saj, dhe po ashtu ajo është shtatzënë...”, ka thënë një burim për revistën “Life & Style”.


