Please enter at least 3 characters.

Sasa e ashpër me Benitën: Investo edhe në tru, jo vetëm në dhëmbë

Foto: Instagram

Saranda Hoda ka bërë një debat të ashpër së fundmi me Benita Zenën në Big Brother VIP Kosova.

Në shtëpinë e famshme tashmë ka ngjarje e dinamikat ndërrojnë vazhdimisht.

Sasa i tha këngëtares që të investoj edhe në tru, jo vetëm në dhëmbë, pasi i ka bërë me diamante.

"Kur ta bën edhe trurin me diamante atëherë e kupton. Mos i bëj vetëm dhëmbët, investo edhe në tru", iu drejtua Sasa.

Benita në anën tjetër ia ktheu: "Trurin e kam full me diamante".

Ato vazhduan me replika ndaj njëra-tjetrës, gjersa nuk pajtohen në shumë gjëra.

Sidoqoftë, banorët tani kanë filluar të ndahen nëpër grupe, e të kenë pakënaqësi të shumta. /Telegrafi/