Please enter at least 3 characters.

Sarri: Më pëlqeu shpirti i skuadrës, por duhet të shënojmë më herët

2019/11/GettyImages-1186771063.jpg
227:"TURIN, ITALY - NOVEMBER 10: Head coach Maurizio Sarri of Juventus looks on during the Serie A match between Juventus and AC Milan at Allianz Stadium on November 10, 2019 in Turin, Italy. (Photo by Tullio M. Puglia/Getty Images)
12:"Getty Images

Maurizio Sarri ka thënë pas fitores së Juventusit ndaj Milanit se i ka pëlqyer shpirti i lojtarëve të tij.

Edhe pse fituan 1-0, trajneri i Zonjës së Vjetër ka bërë të ditur se ata ende duhet të zhvillohen dhe mos të krijojnë situata të tilla.

“Më pëlqeu shpirti i skuadrës, por duhet të zhvillohemi edhe më shumë në kualitete, pasi bëmë shumë gabime dhe e lëshuam topin lehtë. Uria për të fituar duhet të na mbajë gjithmonë”, ka thënë Sarri.

Juventus vs Milan (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

“Milani kishte disa shanse për gol, por ato ishin më shumë jashtë zonës dhe ishin të plogështa. Ata kanë zhvilluar shumë mënyrën e pasimeve dhe kanë një skuadër kualitative”.

“Duhet të vazhdojmë me formë të lartë dhe t’i përfundojmë ndeshje më herët, pasi në fund ju mund të humbisni duke tentuar të shënoni”, ka shtuar më tej italiani.

Juvetusi aktualisht ka 32 pikë, një më shumë se Interi, derisa në javën e 13-të do të ketë punë me Atalantan. /Telegrafi/