Please enter at least 3 characters.

Samsung me telefon me ekran që "mbështjellet", në 2014

2016/01/samsung-me-telefon-me-ekran-q-euml-quot-mb-euml-shtjellet-quot-n-euml-2014_hd.jpg

Ndërsa tani sipas një raporti të ri të publikuar në Bloomberg thuhet se Samsung është duke e bërë gati edhe një model të ri të telefonit me ekranin i cili lakohet rreth skajeve të telefonit.

Nëse modeli i ri i telefonit të Samsung përdor një dizajn të ngjashëm me formatin SEL, atëherë kjo nënkupton se telefoni do tu mundësojë përdoruesve kontrollin e telefonit nëpërmjet ekranit, për shembull butoni i zërit mund të jetë një softuer në anën e ekranit, në vend të një butoni fizik.

Ende nuk është e qartë se cili nga telefonat e mençur të Samsung do ta përdor këtë ekran, ndërsa dyshohet se kjo do të jetë në modelin e ri të telefonit të shumë-pritur, Galaxy Samsung S5, i cili pritet të prezantohet në janar dhe të nis shitjet në shkurt të vitit të ardhshëm. / Telegrafi /