Please enter at least 3 characters.

Sallatë angleze me patate: Shtojca më e bukur me mish peshku ose mish viçi!

2018/07/163339_shutterstock-161984864_ls.jpg

Gatuhet thjesht, ka shije freskuese, do ta adhuroni!Përbërësit:- 4 patate,- 125 g majonezë,- 30 g kos,- 2 limonë,- majdanoz,- zhumbricë,- 1 qepë,- vaj ulliri,- kripë.Përgatitja:

Zieni patatet derisa të mos zbërthehen. Nëse e kanë koren të mirë, mos i qëroni.

Pas zierjes hiqen nga zjarri dhe lihen anash. Gjatë kësaj kohe bëhet salca nga majoneza, kosi dhe vaji i ullirit.

Shtohet qepa e prerë në kube. Zhumbrica dhe majdanozi priten imët.

Në salcën e qumështit shtohet edhe lëng, sipas dëshirës edhe një lëvore limoni.

Pas kësaj, salca futet në frigorifer, që të thithë shihet e përbërësve në të.

Patatja pritet në kube dhe i qitet kripë. Në të mund të shtohet edhe pak vaj ulliri. U qitet sipër pak zhumbricë dhe majdanoz. Pastaj salca nxirret nga frigoriferi dhe u shtohet patateve.

Të gjitha përzihen mirë dhe sërish futen në frigorifer së paku 1 – 2 orë.

Kur të shërbeni sallatën, i qitet sipër mbetja e zhumbricës dhe garnierit me limonin e mbetur, të prerë në rrathë apo në gjysmërrathë – sipas shijes.

Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.