Please enter at least 3 characters.

Salah e do Ligën e Kampionëve, por dëshiron t'ua plotësojë ëndrrën tifozëve - titullin e Ligës Premier

2019/03/MohamedSalahlarge.jpg
237:"LONDON, ENGLAND - FEBRUARY 04: Mohamed Salah of Liverpool during the Premier League match between West Ham United and Liverpool FC at London Stadium on February 04, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, ka premtuar se do të bëjë gjithçka për ta kthyer titullin e Ligës Premier në Anfield.

Redsat janë në garë të ngushtë me Manchester Cityn për trofeun e kampionatit anglez, me vetëm një pikë më pak, kur kanë mbetur edhe tetë xhiro deri në fund të sezonit.

Egjiptiani, i cili është njëherësh lojtari më i mirë i skuadrës së Jurgen Klopp, ka thënë se për të mbetet një ëndërr Liga e Kampionëve, porse do ta sakrifikonte këtë trofe për ta fituar Ligën Premier, e cila mbetet dëshirë e kamotshme e tifozëve.

“Dua të tregohem i sinqertë, se Liga e Kampionëve është gara më prestigjioze në futboll. Por, ëndërr e gjithë qytetit mbetet trofeu i Ligës Premier”.

Mohamed Salah (Foto: Matthew Lewis/Getty Images/Guliver)

“Prandaj, unë me kënaqësi do ta sakrifikoja ëndrrën time, për ta realizuar ëndrrën e tyre, ndonëse po qe se i fitojmë të dy trofetë, do të ishte një mrekulli”, ka deklaruar Salah për Sky Sports, transmeton KP.

Të mërkurën, Liverpooli luan kundër Bayern Munichut në Allianz Arena, për ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve. Ndeshja e parë kishte përfunduar pa gola.