RVP: Nuk do të operohem!
02/09/2014
Është raportuar se holandezi duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike dhe se do të mungojë disa muaj.
Mirëpo, 31-vjeçari ka thënë se gjithçka është në rregull me të dhe nuk ka nevojë për ndihmën e kirurgëve.
“Nuk e di se nga vijnë këto spekulime. Mund të them me sinqeritet se nuk do ta vizitoj spitalin në një të ardhme të afërt për t’iu nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike”.
“Nevojitet një fantazi e mirë për të ardhur me fjalë të tilla të pakuptimta”, ka theksuar Van Persie për FOX Sports. /Telegrafi/


