Please enter at least 3 characters.

Ruskovska: Ligji vlen vetëm për qytetarët e thjeshtë, dhe jo për deputetët dhe gjykatësit

2018/11/Vilma-Ruskovska.jpg

Këshilli Gjyqësor ia morri imunitetin gjykatësit Mustafa Shahini, por nuk dha vendim të shkojë në paraburgim ashtu siç kërkonte prokuroria.

Prokurorja Vilma Ruskoska për vendimin e këtillë tha se "po duket se ligji vlen vetëm qytetarët e thjeshtë, dhe jo për gjyqtarët dhe deputetët", përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas prokurores Vilma Ruskovska, gjyqtari i cili një vit para pensionimit hetohet për dëmtimin e buxhetit prej 200.000 eurove dhe si gjykatës në Gjykatën Administrative ka marrë vendim që hapësira shtetërore të privatizohet ndërsa gjyqtari më herët ka qenë avokati i palës derisa ka punuar si avokat.

Ky nuk është rasti i parë ku gjyqtari thirret në imunitet. Para dy viteve Këshilli Gjyqësor në krye me Zoran Karaxhovskin i mori imunitetin pesë gjyqtarëve të cilët akuzoheshin për parregullsi zgjedhore në "Titanik 2". Por, ata nuk u akuzuan për shkak se Gjykata Penale dhe e Apelit i refuzuan ankesat e PSP-së, dhe gjyqtarët nuk u gjykuan./Telegrafi/