Please enter at least 3 characters.

Rusia konfirmon se një oficer i lartë i marinës u vra në Mariupol

2022/03/630_360_1646927087-789.jpg
252:"DONETSK, UKRAINE - MARCH 01: Pro-Russian separatists, in uniforms without insignia, gather in the separatist-controlled settlement of Mykolaivka (Nikolaevka) and Bugas, in Donetsk region (DPR) of Ukraine on March 01, 2022. ( Stringer - Anadolu Agency )
8:"????????

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly u vra në luftimet në Mariupol.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).

Më vonë, një senator rus nga Sevastopol - baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia konfirmoi vdekjen e Paly në një postim në VK.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që shpërthyen me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt.

Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima - gjeneralin Andrei Sukhovetsky.

Luftimet e ashpra po vazhdojnë në Mariupol, një qytet port i goditur nga granatimet ruse, raporton BBC. /kp/Telegrafi/