Please enter at least 3 characters.

Ruben Amorim “shkund” Manchester Unitedin: Top 6 nuk është sukses, duam Ligën Premier

Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka theksuar se për të, kualifikimi në Evropë apo një vend në top gjashtë të Ligës Premier nuk mund të quhet sezon i suksesshëm për klubin.

“Ne duam të kthehemi në Evropë, është e rëndësishme, por nuk e dimë çfarë do të ndodhë”.

“Por unë nuk e quaj sukses vetëm daljen në Evropë me këtë klub. Suksesi i Manchester United është të fitojë Ligën Premier. Duhet të jemi të ndershëm me tifozët tanë: aktualisht nuk jemi në atë nivel dhe duhet ta pranojmë këtë”.

Ruben Amorim

“Unë nuk do ta quaj sukses nëse përfundojmë në vendin e gjashtë apo të tetë. Kjo nuk është sukses. Duhet të ecim me hapa. Por suksesi i vërtetë i këtij klubi është të fitojë Ligën Premier, asgjë më pak”, shtoi ai për “Sky Sports”.

Aktualisht, Manchester United nuk ndodhet as në pjesën e sipërme të tabelës së kampionatit anglez, por kjo mund të ndryshojë nëse arrijnë një fitore ndaj Liverpoolit në “Anfield” të dielën pasdite.

Kujtojmë, përballja mes dy rivalëve të urryer do të fillojë pas orës 17:30./Telegrafi/