Please enter at least 3 characters.

Rrokulliset një autocisternë në magjistralen Pejë-Prishtinë, dy persona të lënduar

2020/09/118694055_757670028333945_5952958231664957090_n-e1598972585516.jpg

Një kamion-autocisternë është rrokullisur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në afërsi të fshatit Zahaq të komunës së Pejës, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Sipas fotografive që kanë arritur në adresë të Telegrafit, nga vendi i ngjarjes, shihet se bëhet fjalë për një kamion-cisternë që përdoret për bartjen e derivateve.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Një vetaksident ka ndodhur në orën 16:30 në fshatin Zahaq, si pasojë, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes kanë arritur ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit”, tha /Telegrafi/