Please enter at least 3 characters.

Rritet niveli i ujërave në lumenjtë dhe liqenet në Maqedoni

2017/12/ide-vardar-nosi-gjubre-nivoto-na-rekite-vo-makedonija-na-kritichno-nivo-197427.jpg

Për shkak të reshurave të dendura të shiut në ditët e fundit, është rritur niveli i ujrave të lumenjve në disa vende.

Vardari në Jegunovcë, Zajçev Rid e Demir Kapi, Pçinja te Banja e Katllanovës shënon rritje më të madhe të nivelit në këto ditë.

Rritje të nivelit të ujit ka edhe lumi Bregallnica në Berovë e Shtip, pastaj Susheva në Strumicë, Lumi i Zi në Novaci, Sateska në Botun dhe lumi Radoka te Ura e Boshkos.

Nga Enti Hidro-Meteorologjik thonë se një rritje minimale e nivelit të ujit është regjistruar edhe në liqenet Ohrit, Prespës e Dojranit./Telegrafi/