Rrihen mes vete dy shtetas të Turqisë në Prishtinë - njëri dërgohet në mbajtje
01/04/2026
Dy shtetas nga Turqia janë rrahur mes vete ku si pasojë njëri prej tyre ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
Sipas tij, ngjarja ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Enver Zymberi”, rreth orës 20:00, .
Tutje në raport thuhet se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Rr. Enver Zymberi, Prishtinë / 31.03.2026 – 20:00. Është raportuar se dy meshkuj janë rrahur mes vete, ku si pasojë viktima ka pësuar lëndime dhe ka marrë tretman mjekësor. Lidhur me rastin i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/


