Please enter at least 3 characters.

Rrihen dy persona mes vete në Partesh, sekuestrohet një kaçavidë

Dy persona pas një konflikti janë rrahur mes vete duke marrë lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 21:05, në Partesh.

Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Pas një mosmarrëveshje kanë ardhur deri te konflikti fizik dy të dyshuarit meshkuj kosovarë të cilët si pasojë kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes si provë materiale është sekuestruar një kaçavidë që dyshohet të jetë përdorur në rast”, thuhet në raport.

Ndërkaq, dy të dyshuarit janë dërguar në spital dhe gjenden nën masën e ndalimit policor dhe nën mbikëqyrje e zyrtarëve policor. /Telegrafi/