Rrëzohet helikopter ushtarak turk, nëntë të vdekur
04/03/2021
Një helikopter ushtarak u rrëzua në Turqinë lindore, duke lënë të vdekur nëntë persona dhe plagosur katër të tjerë.
Aksidenti ndodhi në provincën e Bitlis. Ushtarët e plagosur u shtruan në spital.
Mjekët dhe anëtarët e shërbimit të sigurisë janë në vendin ku u rrëzua helikopteri.
Shkaku i rrëzimit të helikopterit, siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, ishte një mosfunksionim në aeroplan.
Helikopteri ishte në rrugën për në Tatvan, provinca afër Bingolit, kur u zhduk nga radari. /Telegrafi/


