Please enter at least 3 characters.

Rreth 10 mijë rezervistë të ushtrisë izraelite po tërhiqen nga shërbimi për shkak të kundërshtimit ndaj reformave në drejtësi

2023/07/1-264.jpg

Rreth 10 mijë rezervistë të ushtrisë izraelite (IDF) nuk do të shërbejnë më në ushtri, në shenjë proteste kundër masave të qeverisë së Izraelit për të vënë nën kontrollin e saj gjyqësorin në vend, raporton The Jerusalem Post.

Këta rezervistë i bashkohen më shumë se 1.000 rezervistëve të Forcave Ajrore që bënë të njëjtin njoftim të premten, transmeton Telegrafi.

“Kjo është një nga netët më të vështira për shtetin e Izraelit, por është gjithashtu një nga më të rëndësishmet në historinë e shtetit”, tha udhëheqësi i grupit rezervist Brothers in Arms, Eyal Neve.

"Ne përfaqësojmë rreth 10,000 rezervistë që po i thonë qeverisë, ministrit të Mbrojtjes dhe kryeministrit, se përgjegjësia është mbi ju! Nëse dëshironi që ne të jemi në anën tuaj, sepse kemi shërbyer nën qeverinë e djathtë dhe të majtë, ju bëjmë thirrje që të ndaloni ligjin", shtoi ai.

Një nga pilotët që shërbeu 35 vjet në forcat ajrore tha se nëse qeveria e Izraelit shkel vlerat e saj themelore dhe bëhet diktaturë, ata nuk do të shërbejnë.

Nga ana tjetër, një grup ish-udhëheqësish të IDF, policisë së Izraelit, Mossad dhe Shin Bet, e mbështetën vendimin në një letër dërguar kryeministrit Benjamin Netanyahu të shtunën.

“Ne ju mbajmë përgjegjës për një goditje të rëndë ndaj IDF-së dhe sigurisë në Izrael”, i shkruan ata Netanyahut.

“Qeveria izraelite nën udhëheqjen tuaj po avancon ligjet duke injoruar plotësisht dëmin ndaj demokracisë izraelite”, shtuan ata. /Telegrafi/