Please enter at least 3 characters.

Rrahu gjyqtarin, pritet si heroi pasi del nga burgu presidenti i Ankaragucu

2023/12/403634961_1550696425743738_4835922215476482856_n.jpg
465:"Trendyol Süper Lig'de oynanan MKE Ankaragücü-Çaykur Rizespor maçından sonra hakem Halil Umut Meler'e yumruk atan ve ertesi gün tutuklanarak Sincan Kapalı Ceza İnfaz Kurumu'na gönderilen Faruk Koca, bugün avukatlarının itirazı üzerine adli kontrolle serbest bırakıldı. MKE Ankaragücü taraftarları, cezaevinden tahliye edilen eski kulüp başkanı Faruk Koca'yı, Tandoğan Tesisleri'nde coşkuyla karşıladı. ( Metin Aktaş - Anadolu Ajansı )
12:"Metin Aktaş

Tifozët e Ankaragucu e pritën me entuziazëm ish-presidentin e klubit Faruk Koca, i cili u lirua nga burgu, pasi ky i fundit e kishte goditur gjyqtarin Halil Umut Meler.

Faruk Kocau lirua nga burgu, pasi goditi me grusht gjyqtarin Halil Umut Meler pas ndeshjes mes MKE Ankaragücü dhe Çaykur Rizespor të luajtur në Superligën e Turqisë që u mbyll baras 0-0.

Koca pasi u lirua në mesditë dhe shkoi në shtëpi, ku u takua me tifozët verdhë-blu, të cilët vendosën të rrinë vigjilentë rreth objekteve të gjykatës deri në lirimin e tij, në mbrëmje.

Mijëra fansa e pritën Faruk Kocën me fishekzjarre dhe treguan dashurinë për të.

Duke iu drejtuar fansave që i uruan mirëseardhjen, Koca kërkoi sërish falje për ngjarjet e ndodhura.

“Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen që keni dhënë ditë e natë këtu për 15 ditë. Më vjen shumë në siklet dhe më vjen keq që kam shkaktuar një incident të tillë”.

"Unë kurrë nuk e mbroj këtë veprim që kam bërë. Të gjithë miqtë e mi që më njohin mund të jenë të sigurt se unë jam ndoshta personi i fundit që do ta kryej këtë veprim", deklaroi ai. /Telegrafi/