Please enter at least 3 characters.

Rrahje në Qendrën e Azilit në Magurë, algjeriani i bën për spital dy libanezë

2021/12/qendra-e-azilit_1547744686-5868202.jpg

Në Qendrën e Azilit në Magurë të Lipjanit, të martën ka ndodhur një rrahje mes azilantëve, me ç’rast nga lëndimet e pësuar dy persona kanë marrë tretman mjekësor në QKUK.

Sipas raportit të Policisë për 24 orët e fundit, një shtetas algjerian është arrestuar pasi që i njëjti në Qendrën e Azilit ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të Libanit, transmeton Telegrafi.

“Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/