Roveri me modele të reja
16/07/2014
Land Rover sapo ka prezantuar modelet Range Rover dhe Rover Sport për vitin 2015. Ato mund të porositen që nesër.
Inxhinierët e kompanisë kanë rritur performancën, ndërsa janë përmirësuar shumë detaje. Po ashtu, dy modelet kanë sistemet InControl Remote dhe InControl Secure që i ofrojnë shërbime shoferit në rrugë, si thirrjet emergjente, lidhjet me Wi-Fi dhe përcjellja e veturës në rast të vjedhjes. /Telegrafi/


