Rosberg bëhet kampion bote në Formula 1 , rrëzon Hamiltonin nga froni (Foto)
Nico Rosberg është shpallur kampion botë në Formula 1.
Piloti gjerman ka fituar titullin kampion botë për herë të parë në karrierë, pasi i ka mjaftuar vendi i dytë në çmimin e madh të ‘Abu Dhabit’ për ta fituar kurorën e më të mirit.
Garën e fitoi Lewis Hamilton, por kjo nuk i mjaftoi për ta shpallur kampion botë, ndërsa podiumin e kompletoi piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, i cili zhvilloi një garë të madhe.
Për ta fituar titullin e më të mirit të Formula 1, Rosbergut i është dashur të mbledh plot 385 pikë nga të gjitha garat, apo pesë më shumë se Hamilton.
Në renditjen e përgjithshme, në vendin e tretë ka përfunduar Daniel Ricciardo i Redu Bullit me 256 pikë, duke lënë pas vetes Vettelin me Ferrardi dhe Max Verstappen me Red Bull. /Telegrafi/
Renditja përfundimtare në bazë të pikëve: 1.Nico Rosberg - Mercedes 385 pikë2.Lewis Hamilton - Mercedes 380 pikë3.Daniel Ricciardo - Red Bull 256 pikë4.Sebastian Vettel - Ferrari 212 pikë5.Max Verstappen - Red Bull 204 pikë6.Kimi Raikkonen - Ferrari 186 pikë7.Sergio Perez - Force India 101 pikë8.Valtteri Bottas - Williams 85 pikë9.Nico Hulkenberg - Force India 72 pikë10.Fernando Alonso - McLaren 54 pikë


