Please enter at least 3 characters.

Ronnie Romero vjen për herë të parë në Kosovë në 'Hardh Fest 2019'

2019/07/67535340_2360121054315445_1545445463505764352_n-e1564480927829.jpg

Vokalisti i rock grupit të mirënjohur botëror, "Rainbow", Ronnie Romero, vjen ekskluzivisht për herë të parë në Kosovë, i cili do të performojë në 'Hardh Fest 2019' pas turneut të tij shumë të suksesshëm nëpër Evropë.

Ronnie Romero do të jetë i shoqëruar nga rock bendi shumë i suksesshëm, Eridan.

Përveç Ronnie Romero, lineup sivjet pasurohet edhe me prezencën e 3 Musketjerëve - Elton Deda, Aleksander Gjoka dhe Redon Makashi Redi.

Vazhdojmë me rock grupet ndërkombëtare, ku grupi më i famshëm i rokut alternativ në Hungari, THE MOOG, do të jetë poashtu pjesë e Hardh Fest 2019. Nga Rock Grupet tjera prezentë në festival, do të jenë edhe Rahoveci All Stars, Votra dhe 4X4.

E veçanta e Hardh Fest 2019 është se DJ-të kryesorë të secilës natë janë të gjitha femra - DJ Jehonë, nga Kosova, Amer Doux nga Shqipëria dhe Ana Malo nga Maqedonia e Veriut.

Line Up i Hardh Fest 2019 kompletohet me DJ Fisnik Kuqi, Mike B dhe DJ Lori K!

Një got’ për mot!, 'Hardh Fest' 2019 mbahet më 16, 17 dhe 18 gusht.