Please enter at least 3 characters.

Ronaldo votohet si futbollisti më i madh brazilian i të gjitha kohërave përpara Peles – Ronaldinho i treti, Neymar i 11-ti

2021/02/ronaldo-pele-1.jpg

Ronaldo, Pele, Ronaldinho dhe Rivaldo janë votuar si katër futbollistët më të mirë brazilianë të të gjitha kohërave - me 'Fenomenin' që mposhti Pelen për të marrë vendin e parë.

Sondazhi me eliminim me 32 lojtarë, i realizuar nga revista e futbollit FourFourTwo, pa një finale të Ronaldos kundër Peles. Në atë garë, fituesi i Këpucës së Artë të Brazilit në Kupën e Botës 2002, e pa shënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në një ndarje të ngushtë, 60-40.

Ronaldo, me shpejtësinë dhe aftësinë e tij të jashtëzakonshme për një njeri të madh, shihet nga shumë tifozë si numri 9 i fundit. Pele, megjithatë, njihet si mbreti i futbollit në Brazil dhe zotëron tre medalje fituese të Kupës së Botës.

Neymar, aktualisht i dyti në listën e golashënuesve më të mëdhenj të Brazilit pas Peles, nuk mundi të hyjë në ‘top 10’. Ai u eliminua në fazën çerekfinale, duke u renditur vetëm në vendin e 11-të.

Lista në përgjithësi tregon thellësinë e pabesueshme të talentit brazilian, të cilin pa dyshim se asnjë komb tjetër nuk mund të përputhet.

Cafu, lojtari i vetëm që ka luajtur në tre finale radhazi të Kupës së Botës, është mjaft i mirë vetëm për vendin e shtatë dhe nuk është as mbrojtësi i pozicionuar më i lartë, pasi Roberto Carlos renditet në të pestin.

Ka disa 'paragjykime të kohëve të fundit' siç mund të prisnit, me fituesin e dyfishtë të Kupës së Botës, Garrincha - i shikuar gjerësisht si një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit - duke u renditur në vendin e 10-të apo vetëm gjashtë vende mbi Gilberto Silva.

Në vendin e 32-të dhe të fundit, Philippe Coutinho arriti vetëm 0.8% të votave në paraqitjen e tij në sondazh. Por, kur shikon cilësinë e lojtarëve mbi të, nuk është vërtet aq keq për lojtarin e Barcelonës.

Lista e plotë e rezultateve të FourFourTwo: 32.Philippe Coutinho31.Casemiro30.David Luiz29.Dunga28.Denilson27.Dida

26.Lucio25.Leonidis24.Carlos Alberto23.Gerson22.Adriano21.Roberto Firmino20.Juninho Pernambucano

19.Falcao18.Ze Roberto17.Rivellino16.Gilberto Silva15.Zico14.Marcelo13.Dani Alves12.Jairzinho11.Neymar

10.Garrincha9.Kaka8.Romario7.Cafu6.Socrates5.Roberto Carlos4.Rivaldo

3.Ronaldinho2.Pele1.Ronaldo

/Telegrafi/