Please enter at least 3 characters.

Ronaldo me leje speciale largohet nga Italia për në Portugali

2020/03/GettyImages-1208906251.jpg
250:"LYON, FRANCE - FEBRUARY 26: Cristiano Ronaldo of Juventus during the UEFA Champions League round of 16 first leg match between Olympique Lyon and Juventus at Parc Olympique on February 26, 2020 in Lyon, France. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Sipas të përditshmes italiane Tuttosport, yllit të Juventusit, Cristiano Ronaldo, i është dhënë leja nga qeveria të fluturojë nga Torino për në Portugali edhe pse vendi mbetet i bllokuar për shkak të Covid-19 (coronavirusit).

Cristiano Ronaldo është në Portugali në një vizitë të shkurtër për të festuar ditëlindjen e motrës së tij në shoqërinë e familjes.

Nëna e tij, e cila kohët e fundit kishte goditje në tru, por tashmë ajo është shëruar dhe vizita e lojtarit ishte e pritshme.

Pamje nga ndeshja e fundit (Photo by Valerio Pennicino/Getty Images )

Lojtari i Juventusit do të kthehet në Torino të enjten, megjithë kufizimet për udhëtimet brenda dhe jashtë Italisë nga qeveria e këtij vendi për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.

Qeveria Portugeze ka ndaluar fluturimet nga Portugalia për në Itali, megjithatë, sipas Tuttosport, Cristiano Ronaldos i është dhënë leje e posaçme për të fluturuar direkt nga Italia për në Portugali me një aeroplan privat, duke shmangur bllokimin.

Sipas Tuttosport, Cristiano Ronaldo prandaj do të kthehet në stërvitje me Juventus ditën e enjte.

Cristiano Ronaldo dhe nëna e tij Maria Dolores dos Santos Aveiro (Foto: Denis Doyle/Getty Images)

Të gjitha ndeshjet në Serie A janë aktualisht të pezulluara për shkak të shpërthimit të coronavirusit.

Ndeshja mes Juventusit dhe Lyonit (Juve humbi në ndeshjen e parë 1-0) në Ligën e Kampionëve, pritet të zhvillohet me 17 Mars, pas dyerve të mbyllura, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/