Romës i ofrohet mundësia të transferojë Perinin nga Juventusi
230:"TURIN, ITALY - AUGUST 25: Mattia Perin of Juventus gestures during the warm up prior to the Serie A match between Juventus and SS Lazio at Allianz Stadium on August 25, 2018 in Turin, Italy. (Photo by Marco Luzzani/Getty Images)
Robin Olsen (Foto: Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)
12:"Getty Images
21/05/2019
Romës i është ofruar mundësia që ta transferojë portierin e talentuar të Juventusit, Mattia Perin, bën të ditur La Repubblica.
Talenti italian mund ta zëvendësojë portierin e romakëve, Robin Olsen, pasi humbi vendin e titullarit nga Antonio Mirante në pjesën e dytë të këtij sezoni.
Mattia Perin ishte pjesë e Genoas deri në verën e kaluar, atëherë edhe kur vendosi të transferohej te bardhezinjtë, duke bërë nëntë paraqitje për Bianconeri.
Portieri 26-vjeçar mund ta shqyrtojë të ardhmen e tij në Torino edhe pse preferon të qëndrojë edhe më tej në Itali.
Perin ishte portieri i dytë i Zonjës së Vjetër në këtë sezon, por që nuk arriti ta rivalizonte Wojciech Szczesnyn për vendin e titullarit te Juventusi. /Telegrafi/


