Rogerti: Kam treguar që në këtë lojë nuk kam mëshirë për askënd
13/04/2026
Finalisti i Big Brother VIP Albania 5, Rogert Sterkaj, po vazhdon të krijojë zhurmë në këto ditë të fundit të këtij formati.
Ai ka qenë i zëshëm që nga fillimi, duke ndezur motorët në shtëpi, e duke krijuar dinamika të shumta.
I njëjti thekson se në këtë reality shou ka hyrë për të fituar dhe se nuk ka pasur mëshirë për askënd.
"Kam treguar që në këtë lojë nuk kam mëshirë për askënd", u shpreh mes tjerash.
Rogerti u shpall finalisti i katërt pas Mirit, Mateo Borrit dhe banores Selin Bollati.
Finalja e madhe e këtij edicioni do të jetë të shtunën (18 prill).
Mbetet për t'u parë se kush mes katër konkurrentëve do të jetë fituesi i këtij viti. /Telegrafi/


