Rodgers i zhgënjyer me mbrojtjen
26/10/2013
40 vjeçari ka udhëhequr ekipin e tij drejt startit më të mirë në pesë vitet e fundit dhe përkundër këtij suksesi fillestar, ai ka kërkuar edhe më shumë përkushtim.
“Sa më shumë që pranoni nga ndërprerjet aq më shumë do të fitoni reputacion”.
“Është çështje koncentrimi. Topi erdhi në zonë në ndeshjen e kaluar dhe ne pranuam gol. Ne kemi flejtur në mbrojtje”.
“Unë isha i zhgënjyer edhe ndaj Crystal Palace për shkak se edhe pse ishte gjithçka e mbaruar, ne pranuam një gol nga ndërpreja që nuk duhej ndodhur”.
“Ne kemi filluar sezonin me tri ndeshje pa pranuar gol dhe ne duhet që të rikthejmë këtë mentalitet sepse ne e dimë se mund të shënojmë gola e duhet të përmirësohemi në të gjitha aspektet”, u shpreh Rodgers. /Telegrafi/


