Roberti tregon se vonesa është një prej ‘mangësive’ të Norës
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një nga çiftet më të lakmuara të skenës muzikore shqiptare.
Në shikim të parë duken sikur nuk kanë asnjë defekt, por i ftuar në emisionin “E Diell” në Top Channel, Roberti i ka thënë disa “ankesa” për këngëtaren e famshme.
Ai pohoi se mbante mend shumë momente të bukura si në fejesë ashtu dhe në martesë, por ajo që nuk i ka pëlqyer prej Norës është vonesa e saj.
“Tre orë është vonuar Nora në ditën tonë të dasmës dhe ka zgjatur dasma deri në orën 5:00 të mëngjesit vetëm prej saj”, ka treguar Roberti me humor.
Ai ka kujtuar gjithashtu fillimet e njohjes me bashkëshorten e tij që zgjatën pak a shumë gjashtë muaj, pasi Nora duke qenë tip i qetë nuk i jepte shumë siguri Robertit.
Sa për trupin më të bukur meqë të dy merren me palestër, Berisha tha se padiskutim Nora mban vendin e parë.


