Robert Atanaskovski, fotoreporteri që dokumentoi shumë kriza në Maqedoni (Video)
20/04/2017
Robert Atanasovski është fotoreporter nga Maqedonia që ka arritur të përjetësojë momente historike të historisë së re të vendit.
Sipas Nova Tv, ai ka dokumentuar dhe ka qenë dëshmitar i aferës ''Tat'', i krizës së refugjatëve të Kosovës, por edhe i konfliktit të armatosur në Maqedoni.
Atanasovski ka qenë dëshmitarë i shumë fateve, gëzimeve, golgotës së migrantëve, i përmbytjeve në Shkup. Fotografitë e tij kanë qenë të publikuara në faqet e para të shumë mediave botërore, nga ''the Guardian'' te ''The New York Times''./Telegrafi/


