Robbie Williams paralajmëron për problemet me shikimin pas përdorimit të injeksioneve për humbje peshe
Këngëtari Robbie Williams, 51 vjeç, ka shprehur shqetësimin e tij për shikimin, i cili po përkeqësohet prej përdorimit të injeksioneve për humbje peshe, si Mounjaro.
Ai tha se tani ka vështirësi të dallojë fytyrat e njerëzve gjatë shfaqjeve të tij live dhe paralajmëron të tjerët të informohen mirë para se të përdorin trajtime të ngjashme.
Robbie zbuloi se e vuri re problemin për herë të parë gjatë një ndeshjeje futbolli amerikan, kur nuk mundi të dallonte lojtarët individualë, shkruan DailyMail.
Ai tashmë ka vizituar okulistin dhe ka marrë syze të reja, por beson se injeksionet kanë kontribuar në përkeqësimin e shikimit.
“Shikimi im po përkeqësohet dhe nuk e lidhi fillimisht me injeksionet, por tani shoh qartë se ka lidhje”, tha Robbie për The Sun. Ai shtoi se gjatë turneut, ndonjëherë mezi sheh personin para të cilit këndon serenata.
Pavarësisht shqetësimeve për shikimin, Robbie tha se trajtimi ka ndihmuar në përmirësimin e shëndetit të tij mendor, duke lehtësuar “dhimbjen e vazhdueshme mendore”.
Ai ka gjithashtu ndryshuar stilin e jetës, duke përfshirë stërvitje të rregullta dhe rutina të shtrirjes.
Komente të tilla vijnë pas studimeve që lidhnin ilaçet me bazë Semaglutide, si Mounjaro, Ozempic dhe Wegovy, me një rrallë problem nervor optik që mund të çojë në humbje të shikimit.
Edhe pse rreziku mbetet i diskutueshëm, qindra raporte janë regjistruar për probleme me shikimin.
Robbie ka pranuar më parë se përdorimi i këtyre injeksioneve e ka ndihmuar të menaxhojë peshën dhe ka ulur indeksin e masës trupore, ndërsa theksoi se trajtimi ishte i nevojshëm për arsye mjekësore. /Telegrafi/


