Please enter at least 3 characters.

Rita Ora tregon djegiet e marra nga dielli gjatë pushimeve

2019/01/GettyImages-1079223280-e1546707997596.jpg
170:"LONDON, ENGLAND - DECEMBER 08: Rita Ora attends the Capital FM Jingle Bell Ball at The O2 Arena on December 08, 2018 in London, England. (Photo by Joe Maher/Getty Images)
12:"Getty Images

Këngëtarja Rita Ora bashkë me motrën e saj, Elenën, dhe disa miq të tyre, vendosën ta festojnë Vitin e Ri në ishujt Maldive.

Me këtë rast, Rita ka shijuar edhe një pushim të këndshëm para se të nisë turin e saj të koncerteve për promovimin e albumit "Phoenix".

Shumë prej momenteve të bukura që ka kaluar gjatë pushimeve, këngëtarja i ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram.

Së fundmi, ajo publikoi në InstaStory një imazh, duke treguar djegiet që ka marrë nga rrezet e diellit në plazh.

"E djegur", shkruante këngëtarja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa kthehej me aeroplanin e saj privat në Londër.

Përndryshe, Rita përmbylli një vit të suksesshëm në muzikë, ku pas gjashtë vitesh pritje solli për fansat e saj albumin e dytë më 23 nëntor të vitit të kaluar.

Shumë prej këngëve të këtij albumi janë bërë hite, ndërsa vet artistja ka pohuar se do të punojë edhe më shumë këtë vit që të sjellë këngë të reja për fansat e saj. /Telegrafi/