Please enter at least 3 characters.

Rita Ora e mirëpret një bashkëpunim me Eminemin

2019/02/auto_eminem_rita_ora1551301723.jpg

Rita Ora ka treguar se gjatë ditës së nesërme do të sjell këngën më të re për fansat.

Këngëtarja shqiptare ka finalizuar tashmë projektin më të ri muzikor, i cili do të shoqërohet edhe me video të veçantë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes llogarisë personale në Instagram, ku ka marrë komente pozitive, por edhe pyetje prej adhuruesve.

Një prej tyre e ka pyetur nëse do të ketë ndonjëherë ndonjë bashkëpunim në të ardhmen me reperin amerikan, Eminem.

Ajo i është përgjigjur se do të mirëpriste një bashkëpunim me këngëtarin e famshëm, i cili njihet për shumë hite.

“Të lutem tregoj Eminemit se është shumë i mirëpritur”, ka shkruar në koment bukuroshja 28-vjeçare.

Theksojmë se më 1 mars biondina do të publikojë këngën e re të titulluar “Only Want You”. /Telegrafi/