Please enter at least 3 characters.

Rita Ora-Barack Obamës: Mos Shko! (Foto)

2017/01/rit.jpg

Këngëtarja e njohur botërisht Rita Ora ka qenë shumë e suksesshme viteve të fundit.

Një nga sukseset më të mëdha ishte koncerti i Krishtlindjeve të vitit 2015 ku këngëtarja u ftua ekstra që të këndonte për familjen Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Tani që ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama do të lërë Shtëpinë e Bardhë, për t'ia lëshuar Donald Trumpit, këngëtarja shqiptare i ka disa fjalë për të.

Rita ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet krah çiftit Obama, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan disa fjalë të sinqerta për ish-presidentin,

“Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e ëmbla që m'i ke thënë pas performancës time në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë legjendë. Mos shkoni", shkruna Rita në mbishkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/