Please enter at least 3 characters.

Risi në listat e votuesve për zgjedhjet e 11 dhjetorit në Maqedoni

2016/01/listat-e-hapura-zgjedhore-garantojn-euml-demokraci-dekriminalizim-dhe-demonopolizim_hd.jpg

Zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në Maqedoni duhet të jenë të besueshme dhe demokratike. Kështu thonë partitë politike që garojnë për votën e qytetarëve dhe thotë bashkësia ndërkombëtare, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, në listat e votuesve përveç emrit, mbiemrit, numrit amzë dhe datëlindjes, do të ketë edhe fotografi të vetë votuesve.

Deri tani, vërtetësia, a ka votuar më herët qytetarë është konstatuar me shikimin e gishtit të madh të dy duarve.

Prej tani, në listën e votuesve do të ketë edhe fotografi nga dokumentet e identifikimit të votuesit./Telegrafi/