Please enter at least 3 characters.

Rikthehet videoklipi i Zanfinës (Video)

2016/01/zanit1.jpg

Si duket Zanfina Ismailit nuk po i ecën mirë me projektin e saj të fundit, i cili tek tani është rikthyer në kanalin YouTube.

“Nuk po të shoh” titullohet videoklipi më i ri i këngëtares, i cili vetëm një ditë pasi u publikua, është fshirë nga kanali “Youtube”, ndërsa sot është rikthyer në këtë kanal muzikor.

Por, pse u “zhduk” në një moment videoja e këngës?

E kontaktuar nga Telegrafi, këngëtarja tha se videoklipi është fshirë me kërkesën e saj, për shkak të disa problemeve.

“Menjëherë pasi u publikua videoklipi, u akuzova nga një këngëtar bullgar për kopjim të refrenit. Megjithëse, ngjashmëria ishte shumë e vogël, në vetëm dy akorde, unë kërkova nga kompozitori që ajo pjesë të ndryshohet menjëherë dhe vendosëm që ta heqim videoklipin”, tha këngëtarja duke zbuluar se i është dashur të futet edhe njëherë në studio për ta regjistruar këngën me ndryshimet e bëra.

Kujtojmë se kënga është punuar nga Nurteel & Granit Gashi, ndërsa videoklipin e ka realizuar produksioni “XL Provideolux”. /Telegrafi/