Please enter at least 3 characters.

Rikthehen ethet e Superligës, Drita e 89-shi duan vetëm fitore

2016/01/rikthehen-ethet-e-superlig-euml-s-drita-e-89-shi-duan-vet-euml-m-fitore_hd.jpg

Ndeshja hapëse e stinorit pranveror do të luhet në Gjilan, ku Drita do të jetë nikoqire e pretendentit për titull të kampionit Trepçës ’89, transmeton Telegrafi.

Bardh e kaltërtit, nuk e kanë të sigurt qëndrimin në elitën e futbollit kosovar, dhe Blendim Gashi në një prononcim për Telegrafin thotë se synojnë t’i marrin vetëm tri pikë nga kjo përballje.

“Ne jemi gati për edicionin pranveror. Kemi kryer fazën e përgatitjeve në Gjilan dhe në Durrës ku kemi ushtruar mjaftë mirë me trajnerin Sadat Pajaziti”.

“Synimi ynë është që ta nisim me fitore edicionin pranveror dhe këtë besoj se do t’ia arrijmë”.

“Trepça ’89, është një skuadër mjaftë e fortë e cila lufton për titullin e kampionit, por besoj që me ndihmën e tifozëve tanë të flaktë, të cilët do të jenë të shumtë në shkallët e stadiumit do t’ia arrijmë qëllimit t’i marrim tri pikë”, tha sulmuesi i rrezikshëm Blendim Gashi për Telegrafin.

Ndërkohë, si vendasit ashtu edhe mysafirët për qëllim kanë vetëm tri pikët.

Mesfushori veteran i ‘Minatorëve’, Emin Baliqi tha se 89-shi është i përgatitur për këtë ndeshje, edhe pse loja e parë në kampionat nuk pasqyron realitetin.

“Kemi kryer fazën përgatitore dhe jemi të gatshëm për këtë sfidë, edhe pse ndeshja e parë nuk tregon gjithmonë realitetin e ekipit”.

“E rëndësishme është që po fillojmë më në fund pas kësaj pauze. Ne do të udhëtojmë për ti marrë tri pikë edhe pse do të jetë vështirë pasi Drita ka skuadër të mirë”, deklaroi Baliqi për Telegrafin.

Ndeshja mes Dritës dhe Trepçës do të fillojë në ora 13:00. /Telegrafi/