Rikthehen emocionet e ligave elitare evropiane
Në Premier League kryendeshja luhet në “Etihad Stadion” në mes Manchester Cityt dhe Tottenham Hotspour, takim ky që luhet në kuadër të xhiros së tetë.
Në Seria A, sfida kryesore do të zhvillohet ndërmjet Interit dhe Napolit, derisa kampionët e Italisë, Juventus do të kërkojë fitoren e radhës kundër Sassulos, kurse përcjellësi i Juvës, Roma synon pikët e plota kundër Chievos.
Ndeshje të “nxehta” pritet të luhen në La Ligën spanjolle. Dy skuadrat pretendente për titull të kampionit, Barcelona dhe Real Madrid llogaritët favorit në përballje me Eibar përkatësisht Levantës.
Në Bundesligën gjermane derbi i xhiros së tetë luhet në “Alianz Arena” në mes Bayern Munich dhe Werder Bremenit, kurse Borussia Dortmund luan në transfertë tek Cologne. /Telegrafi/


