Rikthehen dy folës të njohur në AllWeb: Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan
Dy folës të suksesshëm, jo vetëm në vetëm në skenën shqiptare të AllWeb por edhe nëpër botë rikthehen në konferencën AllWeb që do të mbahet në nëntor në Tiranë. Ata janë Matt Desmier dhe Ivan Brezak Brkan. Për ju që nuk i keni takuar më parë dhe nuk doni të humbisni këtë mundësi, ja çfarë sjellin Matt Desmier dhe Ivan Brezak BrkanPavarësisht nëse punon për veten, apo për të tjerë, produkti i tij ka qenë gjithmonë i njëjtë: u ofron agjencive, bizneseve dhe kompanive të mëdha qartësi, njohuri dhe frymëzim.Aktualisht, kjo shprehet përmes qasjes në morinë e talenteve brenda Universitetit të Bournemouth (dhe ka shumë prej tyre) për të nxitur rritjen ekonomike në një gamë të gjerë industrish.“Keni nevojë për një pozicion të ri marketingu? Doni të zbuloni disa njohuri? Po mendoni të zhvilloni produkte dhe shërbime të reja? Po nisni një qasje të bazuar në përmbajtje dhe doni të dini nga të filloni… Unë jam njeriu juaj”, thotë Desmier.Mendoni për atë mentorin e besueshëm. Atë që di shumë gjëra dhe njeh shumë njerëz. Atë mentor që është i mençur përtej viteve të tij dhe personin për të cilin e dini se gjithmonë do të ketë përgjigjen e duhur.
Flet rregullisht mbi tema si markimi, inovacioni dhe E Ardhmja e…, duke folur në SHBA, Greqi, Australi, Malin e Zi, Maqedoni e Veriut, Kuala Lumpur dhe në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar;Ivan Brezak BrkanIvan është themeluesi dhe redaktori i Netokracija, “Techcrunch i Ballkanit”, të cilin e themeloi në moshën 22 vjeçare. Forbes e ka quajtur atë “Aristokrati i internetit” në numrin e saj të veçantë për “generatën digjitale që nuk i intereson për kufij”. Si konsulent për përmbajtjen digjitale, Ivan ka ndihmuar marka si Mastercard, A1, Microsoft dhe banka Raiffeisen me marketingun e përmbajtjes dhe brandimin e punëdhënësve.


