Please enter at least 3 characters.

Ribery i hapur për të vazhduar edhe një vit me Bayernin

2018/12/Franck-Ribery-e1545582728217.jpg
308:"MUNICH, GERMANY - NOVEMBER 27: Franck Ribery of Bayern Munich celebrates after scoring his team's fifth goal during the UEFA Champions League Group E match between FC Bayern Muenchen and SL Benfica at Fussball Arena Muenchen on November 27, 2018 in Munich, Germany. (Photo by Alex Hassenstein/Getty Images)
12:"Getty Images

Ylli francez, Franck Ribery është i hapur për të vazhduar kontratën me Bayern Munichun edhe për një vit tjetër.

Ribery është në vitin e fundit të kontratës së tij me Bavarezët dhe është folur shumë për një largim të tij në fund të sezonit.

Megjithatë, francezi e ka pranuar se do të ishte i hapur të vazhdonte karrierën në Allianz Arena edhe për një vit tjetër.

"Po, natyrisht", ishte përgjigja fillestare e Riberyt për Sky, kur u pyet për të mbetur në Munich.

"Situata ime nuk është e lehtë të vlerësohet".

Franck Ribery (Foto: Alex Hassenstein/Getty Images/Guliver)

"Por unë thjesht punoj, po argëtohem dhe po performoj".

"Çfarë do të ndodhë sezonin e ardhshëm, ne do të shohim", përfundoi francezi.

Ndryshe, Ribery u bashkua nga Marseille në vitin 2007 dhe që nga ajo kohë ka fituar tetë tituj në Bundesliga dhe shumë trofe në të Kupës dhe Superkupës.

Ylli francez gjithashtu ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube në vitin 2013. /Telegrafi/